No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Milot Rashica pritet nga drejtuesit e FFK-së, i falënderon për kushtet optimale...

Milot Rashica pritet nga drejtuesit e FFK-së, i falënderon për kushtet optimale të Kombëtares

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje, njofton faqja zyrtare e FFK-së. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ndihmëstrajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha. Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesligë në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere. Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar presidenti Ademi dhe FFK për ekipin kombëtar. Miloti tutje theksoi se rezultatet e ekipit janë të lidhura me organizimin dhe kushtet optimale që janë krijuar dhe shprehu shpresën se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë së bashku në korrjen e sukseseve të reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments