No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Messi drejt “rikrijimit” të radhës te Barça

Messi drejt “rikrijimit” të radhës te Barça

“Nëse Messi luan në krah, ai do të ishte më i miri.” Pep Guardiola e tha këtë në vitin 2013. “Nëse Leo luan 6, 8 ose 10, ai është më i miri në botë. Nuk është gjë e mençur që atij t’i vendosim kufij”, – tha Luis Enrique në vitin 2016. Leo Messi, me gjashtë “Topa të Artë”, 33 vjeç, mund të jetë në evolucionin e tij të ri si futbollist. Janë më shumë se tri dekada jetë, por edhe një udhëtim emocionues taktik në fushën e blertë, që e ka parë atë të luajë si sulmues shpërthyes në fillimet e karrierës, për t’u bërë pastaj “9” fals më autentik në histori, për ta shenjtëruar veten më tej si një “10” shkatërruese. Ndeshjet më të fundit ofrojnë shenja të një rikrijimi të ri taktik të argjentinasit, që synon të zgjasë biografinë e tij si yll. Me rreziqet e aspektit fizik që sjell mosha, Messi po adaptohet në rolin e Xavi.

Si gjithmonë, shifrat janë një tregues i mirë për t’i mbrojtur të gjitha tezat: Leo ka 22 gola të shënuar dhe 20 asiste në këtë kampionat. Dmth, ai pothuajse e ka ruajtur ritmin e një golashënuesi të jashtëzakonshëm prej më shumë se një dekade. Leo është tashmë mbajtësi i rekordeve absolute të La Liga-s, së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës së Barçës, Xavi Hernández, gjithashtu autori i 20 asisteve për gol në “Tripletën” e parë të La Liga-s, sezoni 2008-2009. Duke marrë parasysh që Barça, në total, ka shënuar 80 gola, Messi ka marrë pjesë aktive në 42 prej tyre. Pra, me gola të shënuar vetë, ose të asistuar, 33-vjeçari ka kontribut në më shumë se 50% të “rrjetave” të ekipit të tij në La Liga. Në të gjitha garat, në 40 ndeshje, Messi ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 25 asiste.

Në mars, disa ditë para mbylljesprej Covid-19, vetë Messi pranoi se e kishte rishikuar pak pozicionin e tij në fushë. Megjithëse mund të themi se Barça luan për Messin, rishikimi i karrierës së tij në klub, përkundrazi, tregon të kundërtën. Ai e nisi si sulmues krahu i pastër, një rol i vështirë për të qenë partneri më i mirë i Ronaldinho dhe Eto’o, deri në rezultatin 2-6 në “Bernabéu”. Pep Guardiola dhe Tito Vilanova e vendosën atë në korsinë e mesme, me një “pykë” përpara. Ibrahimovic, si “9” referuese, u afrua më tepër me zonën. Një lexim i ngjashëm taktik që, tashmë me Luis Enrique në stol, i lejoi Luis Suárezit të lunate në majë të sulmit katalanas.

Roli i fundit për Leo është që të zbresë në “dhomën e motorit”, për të krijuar hapësirë ​​gjeografike në fushë për Suárez dhe Griezmann, në mënyrë që ata të përpiqen të ndajnë zonën në mënyrë të natyrshme. Messi në deklaratat e tij të fundit nuk e ka fshehur kurrë se mosha është një variabël i rëndësishëm për t’u marrë parasysh. Si do të “rikrijohet” në këtë fazë të karrierës? A do të jetë më shumë ndërtues dhe më pak ekzekutues? Do ta shohim. Ndërkohë, katalanasit dëshirojnë që Xavi të ketë të drejtë në profecinë e tij të fundit, e cila daton nga maji: “Leo mund të luajë, nëse dëshiron, deri në moshën 39-vjeçare”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments