Trepça’89 ka bërë një hap të madh prapa në luftën për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës. “Minatorët” janë gjunjëzuar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë nga skuadra tashmë e ‘çregjistruar’ nga elita, Dukagjini, me rezultat 3:2. Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi e pranon se kjo humbje ia vështirëson dukshëm gjasat skuadrës së tij për mbetje në elitë, por këmbëngul se do të luftojnë deri në minutat e fundit të kampionatit.
“Është e vërtetë se pas kësaj disfate na vështirësohen gjasat 90%. Normal kur nuk i konkretizon raste sidomos në pjesën e parë 12-13 gjuajtje afër portës normal që pëson denim. Nëse Dukagjini do të kishte luajtur sikur ndaj Trepçës ’89 me ksi angazhimi patjetër do të ishte në Superligë por po shihet qartë tentativat e klubeve tjera që ndikojnë në futbollin tonë, por prapseprapë mbesin edhe tre xhiro për vazhdimin e kampionatit dhe ne nuk dorëzohemi edhepse gjasat janë minimale”, deklaroi Idrizi për SSK.
Në pyetjen nëse Dukagjini është motivuar nga dikush, trajneri i “minatorëve” është shprehur: “Përderisa 6-7 lotjarë që nuk i kanë luajtur Dukagjinit në disa ndeshje, ndërsa sot luajnë ndaj Trepçës’89 po shihet qartë që dikush po ndërhyn që të na largojë prej garës”.
Me këtë humbje, 89-shi gjendet tre pikë larg Drenicës që zë pozitën e 8-të në tabelë.