Jurgen Klopp ka zhvilluar një punë të jashtëzakonshme te Liverpool. Trajneri gjerman ia ka dalë të fitojë në drejtimin e “The Reds”: Champions League, Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe Premier League, trofe që mungonte prej 30 vitesh në qytetin e “The Beatles”.
53-vjeçari është shumë i lidhur me Gjermaninë dhe dëshira e tij e madhe është të marrë drejtimin e kombëtares, lajm që raportohet nga gazetari i SportBild, Christian Falk, me anë të një postimi në Twitter.
Edhe drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DGB) e pëlqejnë shumë trajnerin e Liverpool, të cilin e konsiderojnë si zëvendësuesin perfekt të Joachim Low, i cili drejton “Pancerat” prej verës së vitit 2006.