No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bartomeu: Kemi folur me Interin për Lautaro

Bartomeu: Kemi folur me Interin për Lautaro

Presidenti i Barcelonës, ​​Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se negociatat me Interin për Lautaro Martinez janë ndërprerë. Blaugrana-t kanë disa kohë që po e monitorojnë 22-vjeçarin me shumë vlera, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e zikaltërve për të.

Gjërat vetëm janë bërë më të vështira gjatë javës së kaluar, me shumë raporte mediatike që deklarojnë skadimin e klauzolës së lirimit të tij prej 111 milionë €. Kjo do të thotë se Interi mund të kërkojë një tarifë më të lartë për ish-lojtarin e Racing Club.

“Tregu i transferimeve që do të vijë do të jetë shumë i ndryshëm. Klubet e mëdha do të kufizohen nga problemet ekonomike, por Barcelona është gjithmonë duke menduar për merkaton”, – shpjegoi Bartomeu në një intervistë me TV3. – Për Lautaro, negociatat janë ndalur. Ne kemi folur me Interin javë më parë. Të dyja palët jemi në një fazë analize”.

Lautaro iu bashkua Interit për një marrëveshje rreth 20 milionë € në verën e vitit 2018. Atij i kanë mbetur edhe tri vite në kontratën aktuale me zikaltrit. Këtë sezon, argjentinasi ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, deri më sot. Gjatë 2900 minutave në fushë, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste për shokët e skuadrës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments