No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Aliti shënon si kapiten, por Kalmari në krizë rezultatesh!

Aliti shënon si kapiten, por Kalmari në krizë rezultatesh!

Fidan Aliti vazhdon të dhurojë paraqitje mbresëlënëse në kampionatin suedez. Përveç sigurisë që ofron në prapavijë ish-mbrojtësi i Skënderbeut i cili është titullar edhe te përfaqësuesja e Kosovës, di të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Pas 3 golave në 29 paraqitje sezonin e kaluar në Allsvenskan, Aliti shënoi golin e parë sezonal në javën 7-të të këtij sezoni, pikërisht në sfidën që Kalmari luajti në shtëpi ndaj Elfsborg. Në minutën e 14-të, kosovari shënoi me këmbë pas një harkimi nga këndi, por finalizimi i tij nuk i mjaftoi Kalmarit për të marrë pikë pasi në 5 minutat e fundit të sfidës Elfsborg përmbysi rezultatin dhe i shkaktoi skuadrës së Alitit humbjen e 4-t rresht. Për t’u përmendur që Aliti i është besuar edhe shiriti i kapitenit te Kalmar në këtë sezon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Recent Comments