Milot Rashica dhe Mehedin Përgjegjaj janë të ftuar në emisionin “1 Kafe Me Labin”.
Rashica që po shkëlqen me Werder Bremenin në Gjermani karrierën e ka nisur në Kosovë derisa në vitin 2013 e ka fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën nën drejtimin e Ismet Munishit.
Falë paraqitjeve të mira në Gjermani, yllin e Kosovës po e kërkojnë klubet e mëdha si Liverpooli, Napoli, Milani dhe RB Leipzig.
I pyetur se çfarë profesioni do ta ushtronte nëse nuk do të ishte futbollist, Rashica tha:
“Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të bëhesha stomatolog. Do ta ushtroja profesionin e babait tim. Gjithsesi, unë gjithmonë e kam dashur futbollin dhe babai sigurisht se tash nuk është pishman”.