No menu items!
Ballina KRYESORE Klinsmann: Rangnick është si një artitekt

Klinsmann: Rangnick është si një artitekt

Tifozët e Milanit nuk janë shumë të sigurt në lidhje me të ardhmen e klubit të tyre, duke filluar nga ulja e mundshme në stol e Ralf Rangnick.

Disa këshilla në lidhje me këtë kanë ardhur nga një ish-interist: Jurgen Klinsmann. Gjermani e ka komentuar këtë martesë të pritshme për Rai Sport:

“E quanin profesor Rangnick sepse të mëson gjatë gjithë kohës. Nga njëra anë është si një arkitekt, nga tjetra është një trajner që do të bëjë gjithmonë gjithçka në mënyrë perfekte”, ka thënë Klinsmann.

“Kur gjërat nuk shkojnë siç do, zemërohet me veten. Sigurisht, do të ketë nevojë për kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri. Në Gjermani njihet për futbollin e tij agresiv, me presing të lartë. Është kokëfortë, kërkon t’i përmirësojë gjithmonë gjërat në mënyrën e tij”.

Klinsmann ka komentuar edhe batutën e Zlatan Ibrahimovic, i cili ka thënë se nuk e njihte Rangnick:

“Ibra është shumë i fortë, bën gjithmonë këto batuta. Sipas mendimit tim, nuk do të kishte asnjë problem me Rangnick. E njëjta gjë vlen edhe për Maldini-n: nuk do të kishte asnjë mosmarrëveshje”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments