No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Arrihet marrëveshja, Chiesa te Manchester United!

Arrihet marrëveshja, Chiesa te Manchester United!

Interi dhe Juventusi mund të mbeten “thatë” në garën për Federico Chiesan. Mesa duket, sipas raportimeve të mediave angleze, Manchester United ka arritur akordin me Fiorentinën për të blerë kartonin e talentit italian i cili do të transferohet në Premier League për 53 milionë euro. 22-vjeçari është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016-të kur nga akamedia e skuadrës vjollcë ju bashkua ekipit të parë. Në total në Serie A me Fiorentinën Chiesa është aktivizuar në 127 takime duke realizuar dhe 21 gola. Djali i legjendës Enrico Chiesa, konsiderohet si një talent me potencial të madh që mund ta ndihmojë shumë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në të ardhmen. Pamundësia për të firmosur me yllin anglez të Dortmundit, Jadon Sancho ka bërë që United ta hedhë vështrimin nga Chiesa i cili ka një kosto financiare më të ulët.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments