No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A Pioli: Do të më largojnë nga Milani? Llogaritë bëhen në fund, unë...

Pioli: Do të më largojnë nga Milani? Llogaritë bëhen në fund, unë flas me punë

“Nuk e di nëse klubi tashmë ka vendosur, por nuk është shqetësimi im apo i lojtarëve të mi. I vetmi shqetësim i yni është të bëjmë mirë. Ne po korrim përfitimet e punës së filluar në tetor. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që ne dhe klubi të jemi të kënaqur. Pastaj, drejtuesit do të marrin vendimet e duhura. Ne flasim me punë. Secili prej nesh ka ambicie personale, që mund të përmbushen vetëm nëse punojmë si ekip”, – tha trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i pyetur mbi zërat se gjermani Ragnick do t’i zërë vendin në fund të këtij sezoni.

Në prag të sfidës së fortë me Napolin, kundër ish-lojtarit dhe trajnerit të kuqezinjve, Gattuso, kryepankina e kuqezinjve u shpreh: “Para Covid-19 ishim të shtatët në renditje, edhe sot jemi aty, akoma. As unë dhe as lojtarët nuk do të ishim të lumtur, ta përfundonim kampiontin të shtatët, kështu që duhet të përpiqemi të arrijmë tek ata që janë përpara nesh, të përpiqemi të përmirësojmë renditjen tonë, që nuk është ashtu siç do të donim në fund të kampionatit. Është e kotë të hedhim një vështrim prapa. Në fillim nuk kemi pasur vazhdimësi, për faktin se patëm punuar pak së bashku. Duhet kohë për të ndërtuar një model të lojës, një filozofi. Tani duhet ta mbarojmë kampionatin mirë.

Janë edhe 7 ndeshje për t’u luajtur në 20 ditë, shumë pikë në lojë, mjaft sfida të rëndësishme. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë, Napoli është ekip i shkëlqyeshëm, me cilësi, me një trajner që i ka dhënë mentalitetin e duhur. Ata po bëjnë mirë, edhe ne, po ashtu, kështu që mendojmë të ruajmë këtë ritëm deri në fund të sezonit. Llogaritë bëhen në fund, kemi akoma shumë për të dhënë. Sezoni përfundon më 2 gusht të gjithë lojtarët e mi janë duke menduar vetëm për të dhënë më të mirën e tyre. Në fund mund të marrim vlerësime më të plota për ato që kemi bërë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments