No menu items!
Ballina KRYESORE Muriqi fut në “sherr” Lazion e Romën

Muriqi fut në “sherr” Lazion e Romën

Vedat Muriqi mund të fusë në “sherr” Romën e Lazion. Drejtori Igli Tare ka hedhur sytë drejt Turqisë për të rrëmbyer sulmuesin shqiptar të Fenerbahçes. Përformancat e mira të shtatlartit kanë bërë që drejtuesit e klubit italian ta mendojnë si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Ciro Immobilen.

Lazio nuk do të jetë ekipi i vetëm që do të arrijë te sulmuesi i Kosovës. Roma ka hedhur grepat drejt Fenerit dhe me Dzekon që pritet të largohet, pa harruar dhe moshën e tij, nevoja e një sulmuesi te verdhekuqtë është urgjente.

Muriqi është sulmuesi kryesor i Fenerbahçes dhe këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 34 ndeshje të luajtura ndërmjet Kampionatit dhe Kupës së Turqisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments