No menu items!
Ballina KRYESORE Kosova ka një të ardhme të ndritur

Kosova ka një të ardhme të ndritur

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), i ka të njohur rivalet për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2021. Vashat tona janë në grupin 4 me Italinë dhe Austrinë.

Italia është një rivale e njohur por jo edhe Austria. Në vitet e fundit Kombëtarja e Kosovës ka rritur nivelin dhe është arrë e fortë për secilën kombëtare.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, tha se në turneun në Turqi kanë fituar ndaj italianeve, por tani është një situatë krejt ndryshe, janë kualifikueset.

“Në krahasim me ato lojët e përparshme, si kundër Gjermanisë, tani kemi dy ekipe që nuk duhet mi ulë poshtë, edhe pse kemi fituar kundër Italisë, por ka qenë një turne.
Italia ka tregua disa lojëra të mira ndaj disa rivaleve, nuk është me u nënçmuar, ndërsa Austria është me e fortë dhe favoritë i grupit.

Austriakët e kanë hendbollin e zhvilluar, por nuk është e thëne kjo sepse tani jemi më të mirë, kuadri më i fortë i yni. Kemi bërë lojëra të mira kundër Italisë në Turqi, ndaj, jam optimist, por nuk do të jetë lehtë, ka me qenë vështirë.

Vashat tona kanë merituar diçka pozitive, për angazhimin që po bëjnë për kombëtaren. Shumica e tyre i humbin pushimet për me dhënë maksimumin për Kosovë, apo orë e ditë që i humbin për me kaluar këtë fazë dhe për të marr vetëbesimin për garat e mëtutjeshme.

Është një hap i vogël për më bë tutje, që do të bëjmë edhe të tjerë, shpresoj se do të arrijmë me sukses”, tha Shabani për gazetën Kombëtare “Bota sot”. Shabani është optimist për brezin e lojtareve që ka: “Besoj shumë në këtë ekip dhe që do të fitojë, ekip që ka një të ardhme të hatashme. Janë vajza të mira, iu duhet pak kohë dhe të bashkëpunojnë më shumë mes vetë, të komponohen më shumë.

Siç dihet ky Covidi 19 na zuri në vlugun që e patën lojtaret tona, në tubime të reja, kështu që stagnojë pak shkaku i kësaj situate. Uroj që jo vetëm popullit shqiptar por gjithë popujt të shpëtojnë sa më lehtë nga ky virus – Covid 19. Ne synojmë që t’ia arrijmë at qëllimin që e kemi para vetës, jemi në binar të duhur, në at pikë me arritur rezultate të favorshme si kombëtare, duke falënderuar angazhimin edhe të Federatës”. Përzgjedhësi tha se lutet që të janë të gjitha lojtaret shëndoshë e mirë. “Lutem që të gjitha lojtaret e Kombëtares të jenë shëndosh e mirë dhe komplet, e me shpresë që të arrijmë rezultat të favorshëm, së paku vendin e dytë në grup”, theksoi ai.

Kapitenja Leonora Demaj është operuar para pak kohe, por Shabani shpreson se ajo do të aftësohet dhe të kthehet për takimet me Italinë dhe Austrinë. “Shpresoj se Demaj do të kthehet pas operacionit, të na kthehet edhe më e hatashme si kapitene, për të cilën ka nevojë Kosova, e bën diferencën, i motivon lojtaret në fushë, kapitene që i jep zemër bashkëlojtareve”, përfundoi Shabani.

Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të këtij viti. Ndeshjet e grupit tonë pritet të luhen në Austri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments