No menu items!
Ballina KRYESORE Java e 30-të nën "llupën" e Tahir Lushtakut

Java e 30-të nën “llupën” e Tahir Lushtakut

Superliga e Kosovës nesër dhe pasnesër do të vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, ku na presin disa sfida mjaft të ‘zjarrta’ në krye me super derbin, Prishtina – Drita.

Ky duel pritet të jetë mjaft interesant, ku prishtinasit me çdo kusht do të kërkojnë këndellje pas tollovisë së javës së fundit.

Kurse, Drita me një rezultat pozitiv nga ky takim do të bënte një hap të madh drejt titullit të kampionit të tretë në histori të klubit.

Takimet tjera interesante priten të jenë edhe ato në mes të Feronikelit e Ballkanit si dhe Llapit e Flamurtarit.

Trajneri i njohur, Tahir Lushtaku për ‘Olle’ ka analizuar ndeshjet e kësaj xhiroje.

Sipas tij, kjo xhiro do të sjellë ndeshje mjaft interesante ku veçohet ajo në ‘Fadil Vokrri’,

“Kjo xhiro do të ketë katër përballje interesante, ku spikat ndeshje në kryeqytet, Prishtina – Drita”, tha fillimisht Lushtaku.

Prishtina – Drita

“Ky takim është kryendeshja e kësaj xhiroje dhe për mendimin tim, tri rezultatet janë të mundshme ku ndoshta në këtë takim do të vendosin detajet dhe ekipi që do të ketë qetësinë e ku dihet që Dritës i konvenon nga ky takim edhe barazimi, po si do që të jetë, pres një futboll të bukur nga kjo përballje, ku një përparësi i kisha dhënë Prishtinës pasi edhe luan si vendas, por do ta ketë vështirë t’i arkëtoj tri pikë ndaj Dritës”.

Llapi – Flamurtari

“Edhe ky takim mes Llapit si vendas dhe Flamurtarit, do të jetë ndeshje interesante ku takohen dy ekipe që po pretendojnë përfundimisht t’i ikin pjesës së poshtme të tabelës dhe rënies direkt nga Superliga. Për favorit në këtë sfidë e shoh Llapit dhe mendoi që ky ekip do ta fiton ndeshjen”.

Feronikeli – Ballkani

“Favorit në këtë ndeshje e shoh Ballkanin sepse dihet që tashmë ekipi nga Drenasi veçse i ka humbur të gjitha gjasat për ndonjë pozitë më lartë që i siguron daljen në Evropë, kështu që Ballkani do hy me gjitha forcat që ta fitoj këtë ndeshje, ku mendojë që Ballkani do të arkëtoj tri pikë që do e mbajnë ende në hap për titull”.

Vushtrria – Ferizaj

“Ndeshje pa asnjë rëndësi prite të jetë kjo, e ku dihet që dy skuadrat tashmë janë përshëndetur nga Superliga edhe rezultati do të jetë në plan të dytë, pra ky takim më shumë mund të cilësohet si ndeshje miqësore për këtë xhiro”.

Dukagjini – Trepça 89

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për 89-shit, ndërsa për ekipin vendas dihet që tashmë fati i tyre do jetë Liga e Parë, mendoj që mysafirët do të hynë me të gjitha forcat që të arrijnë tre pikë dhe të mbesin ende me shpresa për mbijetesë në Superligë”.

Gjilani – Drenica

“Do të jetë një ndeshje shumë interesante sepse Gjilani po kalon në një formë të mirë dhe është kandidat për titull ku do të hy në ndeshje që mos të gabojë dhe të jetë në hap me ekipet kryesuese lartë, por edhe Drenica ka ambiccjet e veta dhe udhëton që të paktën të kthehet me një pikë e ku dihet që shumë herë ka ditë edhe të marr pikë kundër Gjilanit në udhëtim”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments