No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA Interi pranon ulje çmimi për Lautaron, në “pazar” përfshihet Coutinho

Interi pranon ulje çmimi për Lautaron, në “pazar” përfshihet Coutinho

Interi është i gatshëm ta ulë çmimin për Lautaro Martínez, pasi verifikoi dëshirën e sulmuesit argjentinas për të nënshkruar me Barcelonën. Pasi kaloi afati i klauzolës prej 111 milionë eurosh, që sulmuesi argjentinas të largohej nga klubi zikaltër, tani Interi është gati të negociojë një çmim të ri për Lautaro Martínez.

Sipas raporteve të sotme të “Corriere della Sera”, tani klubi nga “San Siro” kërkon rreth 90 milionë euro për argjentinasin. Një shifër që është larg nga 111 milionë eurot, që parashikonte klauzola, por, referuar situatës së tregut në futboll, pas Covid-19, ende duket e lartë për përfaqësuesit e Barcelonës. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që një lojtar blaugrana të përfshihet në operacion.

Fakti që Lautaro Martínez ka treguar dëshirën për të luajtur te Barcelona dhe paraqitjet e fundit të tij, mjaft zhgënjyese, duket se i ka detyruar drejtuesit e Interit të rishqyrtojnë çështjen dhe ta ulin çmimin e sulmuesit argjentinas. Interi dëshiron të rikuperojë sa më shumë që të jetë e mundur nga ato 111 milionë euro, që sulmuesi i kishte si klauzolë, por Barcelona do të vazhdojë të bëjë presion për ta ulur më tej çmimin. Tani për tani, ulja është prej rreth 21 milionë euro, e cila mund të jetë më shumë nëse një lojtar, që iu intereson italianëve, përfshihet në operacion.

Pikërisht, në orët e fundit, figura e Philippe Coutinho është rishfaqur. Pasi të mbarojë huazimin me bavarezët, braziliani duhet të sistemohet diku tjetër. Barcelona synon ta shesë, ose ta përfshijë në ndonjë operacion tjetër. Duket se Interi e pëlqen këtë mundësi, duke ditur se Coutinho ka luajtur më parë atje, madje shkëlqyeshëm.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë...

Recent Comments