No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ibra e pranon se mund t'i bashkohet Monzës

Ibra e pranon se mund t’i bashkohet Monzës

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se mund t’i bashkohet Monzës për të përjetuar emocionet e Milanit të vjetër. “Adriano Galliani më ka talenfuar dhe më tha se janë vetëm 11 km larg. Galliani më telefonoi dhe më tha: ‘Ky nuk është Milani yt. Milani yt i vjetër është vetëm 11 km larg Milanit. Më pëlqen ai sepse punon ashtu siç duhet të punojë një drejtor sportiv.

“Kur më solli për herë të parë te Milani, erdhi te shtëpia ime në Suedi dhe më tha: ‘Nuk do të largohem deri sa të vish me mua’. Helena, gruaja ime, më pa e mërzitur dhe më tha: ‘Ky është i çmendur, çfarë do?’. I thashë se ne duhet të largohemi, përndryshe nuk do të largohet. Nëse do diçka, duhet ta marrësh. Duke vepruar, jo thjeshtë me fjalë”.

Suedezi do të fryjë 39 qirinj në tetor dhe i ngacmuar nga gazetari i Gazzetta dello Sport nëse ka vështirësi të zgjohet për stërvitje, ai thekson: “E kam të vështirë të zgjohem në mëngjes, por më pas kur stërvitem, stërvitem. Nuk e di, më pëlqen të vuaj në stërvitje. Kur vuaj, ndihem më mirë. Jam 38 vjeç tani, por kur stërvitem nuk bëj asgjë më pak se të tjerët.

“Ibrahimovic është sulmuesi më i kompletuar, nuk kam parë një tjetër Ibracadabra. Një tjetër person të gjatë 1.96 cm me fuqinë e Mike Tyson dhe të kërcejë si Muhammad Ali, por dhe i shpejtë si Bruce Lee… Jo, nuk është askush”, – thotë Ibra.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments