No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR E konfirmon Rashica: Agjenti im është në bisedime me disa klube

E konfirmon Rashica: Agjenti im është në bisedime me disa klube

Milot Rashica është një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në Evropë.

Mediat e ndryshme ndërkombëtare e kanë lidhur të ardhmen e Rashicës me shumë skuadra të njohura, madje edhe Milanin, Leipzigun dhe disa skuadra tjera të mëdha.

Sulmuesi kosovar, ka qenë i ftuar në një emision veror në KTV atje ku e ka konfirmuar që agjenti i tij është në bisedime me disa skuadra.

”Momentalisht jam në pushime pas një stresi të madh që kisha kohëve të fundit te Werder Bremen. Unë kam kontratë edhe dy vite me Werderin dhe nuk e di se a do të largohem. Agjenti im është në Gjermani dhe është në bisedime me disa klube, të shohim se ku do të jetë e ardhmja” tha Rashica, transmeton ‘Blic’.

Milot Rashica po qëndron në Kosovë momentalisht në pushimet e tij verore.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments