No menu items!
Ballina KRYESORE Batatina e pranon: Nuk e realizuam objektivin për dalje në Evropë

Batatina e pranon: Nuk e realizuam objektivin për dalje në Evropë

Me të filluar ky edicion, synimet e skuadrës së Llapit ishin shumë të qarta. Te Llapi insistonin se dalja në garat evropiane për sezonin 2020/21 ishte primare dhe se kishin ndërtuar një ekip që i përshtatej këtij synimi. Megjithatë, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të këtij edicioni që rifilloi muajin e shkuar pas një pauze prej tre muajve shkaku i përhapjes së koronavirusit, te Llapi kanë ndryshuar gjërat.

Prej synimeve për të kapur Evropën, Llapi tani po lufton për të siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ri, që nis në muajin shtator. Aktualisht, Llapi është i shtati në tabelë me 39 pikë, vetëm katër më shumë se Trepça ’89 që zë vendin e nëntë, pozitë kjo që dërgon në një rang më të ulët të garave në edicionin e ri.

Këtë edicion nga Superliga do të bien katër ekipe derisa tri tashmë konsiderohen si anëtare të Ligës së Parë për sezonin 2020/21: Ferizaj, Vushtrria e Dukagjini. Trajneri i Llapit, Batatina, pranon se nuk ka pritur një rrëshqitje të tillë të ekipit të tij, pasi ka besuar se këtë edicion do të sigurohet dalja në Evropë.

Por, thotë se është i qetë edhe sa i përket mbijetesës për shkak se insiston që Llapi e ka orarin më të përshtatshëm sesa skuadrat e tjera. Në katër ndeshjet e fundit Llapi dy i luan në shtëpi dhe dy në udhëtim. E pret Flamurtarin dhe Ferizajn, kurse është mysafir i Trepçës ’89 e Vushtrrisë.

“Mund të them se jemi të qetë edhe sa i përket mbijetesës për shkak se kam një ekip të mirë dhe mbi të gjitha e kemi orarin shumë të përshtatshëm. Natyrisht, që nuk do ta nënvlerësojmë askënd dhe të gjitha këto ndeshje do të jenë si finale për ne. Por, me dy fitore edhe matematikisht do të mbesim në Superligë për edicionin e ri. Për këtë arsye, jam shumë i qetë në këtë aspekt”, tha Batatina.

Se nuk është arritur objektivi këtë edicion, e pranon edhe Batatina dhe përmend disa arsye për këtë. Mirëpo, ai insiston se ky edicion ishte një mësim i mirë për Llapin, që të njëjtat gabime nuk do t’i përsërisë edhe edicionin tjetër, në të cilin do të futet medoemos të luftojë për trofe, dhe natyrisht daljen në garat evropiane që do të jetë hera e parë në histori të klubit nga Podujeva.

“Pritshmëritë ishin të luajmë në Evropë edicionin tjetër, të cilat tash janë shtyrë për një vit. Ka shumë arsye që nuk është arritur objektivi, duke filluar nga lëndimet e lojtarëve kyç e deri te mungesa e një sulmuesi për shkak se këtë edicion kemi çaluar në finalizimin e golave. Gjithashtu, nuk duhet harruar edhe dëmtimet që na janë bërë si ekip, që ishin drastike”, thotë Batatina. /Koha.net/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments