No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA Zidane: Boll se më lodhet kokën, akoma s’kemi fituar asgjë

Zidane: Boll se më lodhet kokën, akoma s’kemi fituar asgjë

Alaves është kundërshtari i radhës për Real Madrid (sonte, 22:00), që po marshon drejt titullit kampion. Katër ndeshje kanë mbetur deri në fund dhe ekipit të Zinedine Zidane i nevojiten tre triumfe për të fituar La Liga.

Trajneri francez ka folur për sajtin e klubit rreth duelit të radhës kundër ekipit që po lufton për të mos rënë nga kategoria dhe gjendjes së Realit. “Akoma nuk kemi fituar asgjë, por duam të vazhdojmë me fitore. Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe secilën prej tyre duhet ta konsiderojmë si një finale.

Jam lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra! Ndeshja me Alaves është shumë e komplikuar. Jemi në garë për fitimin e titullit dhe duam ta mbyllim sezonin në vend të parë. Kalendari? Nuk e kemi ne në dorë, duhet të jemi gati për duelet e fundit“, deklaron Zidane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments