Valon Berisha është bërë shumë shpejt me skuadër të re.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës është prezantuar tek Reimsi i Francës, raporton Olle.
Reimsi përmes rrjeteve sociale e ka prezantuar Berishën si përforcim të madh.

Tek kjo skuadër ai do të gjejë Arbër Zenelin e Kombëtares tonë.
Berisha në gjashtë muajt e fundit luajti tek Fortuna Dusseldorf, si i huazuar nga Lazio.