No menu items!
Ballina KRYESORE Marotta: Unë te Juventusi, lajm i rremë! Kumbulla? Sikur të zgjidhte Italinë

Marotta: Unë te Juventusi, lajm i rremë! Kumbulla? Sikur të zgjidhte Italinë

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur rreth merkatos dhe nuk ngurron të përmendë edhe emra të përveçëm, si dhe të flas për të ardhmen e tij, Sigurisht, para kësaj ndeshjes nuk u shmang as Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar që është objektiv i Interit dhe që Marotta do kishte dashur të luante me Italinë.

“Lautaro Martinez? Nuk është një argument që na e largon vëmendjen dhe na bën të mos impenjohemi, sikurse para ndeshjes me Hellas Verona. Eriksen? Kur një lojtar transferohet në Itali nga një kampionat tjetër, ai vështirësi. Pritshmëritë janë të mëdha, por Conte po bën një punë të mirë që ta përfshijë atë në skemat e lojës së tij. Humbja kundër Bologna nuk erdhi për shkak të ndonjë individi. Ndryshimi i modulit është normal në futbollin modern”.

THASHETHEMET – Kohët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Marotta tek Juventusi dhe ai hapur e thotë që ndihet shumë mirë tek Interi. “Absolutisht që kemi të bëjmë me një lajm të rremë. Jam mirë këtu, po punoj dhe kemi objektiva për të arritur. Jam i motivuar të rritëm së bashku me Interin. Thjesht duhet të bëj maksimumin për të marrë rezultatet. Kemi një rrugëtim të gjatë dhe duhet durim. Klubi ka nevojë për stabilitet”, shtoi Marotta për “Sky Sport”.

KUMBULLA – Në lidhje me mbrojtësin e Hellas Verona, drejtuesi i lartë i Interit shtoi: “Ai është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve. Jam i lumtur për të, edhe pse më vjen keq që nuk ka zgjedhur kombëtaren italiane. Ai është një ndër ata të rinj shumë interesantë në futbollin italian. Nuk është e lehtë të pikasësh dhe të afron kampionë, por procesi i rritjes kalon nëpërmjet rezultateve dhe gjetjes së kampionëve”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments