No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës do të futen në karantinë

Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës do të futen në karantinë

Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv për koronavirus, ndërsa në karantinë do të futen të gjithë bashkëlojtarët e tij te klubi zviceran Zuerich. Këtë e ka bërë të ditur Zuerichu të premten pasdite.

Do të izolohen për dhjetë ditë edhe dy reprezentuesit tjerë të Kosovës që luajnë te Zuerichu, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu.

Të premten në mesditë ishte bërë e ditur se Mirlind Kryeziu është me COVID-19. Është rasti i dytë në Superligën e Zvicrës, i pari pas rifillimit të edicionit.

“Pas konsultimit me departamentin shëndetësor kantonal, të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit të parë, që ishin në delegacion për ndeshjen në udhëtim ndaj Xamaxit, duhet të karantinohen për dhjetë ditë, deri më 17 korrik”, ka njoftuar Zuerichu.

Zuerichu nuk do të mund t’i luaj ndeshjet me Sionin, më 11 korrik, dhe me Baselin, më 14 korrik. Ka mbetur të diskutohet nëse do të luhet ndeshja ndaj Young Boysit, më 18 korrik.

Kololli ka treguar formë të lartë pas rifillimit të edicionit. Ka shënuar katër gola në katër ndeshje rresht, ndërsa ndaj Xamaxit kontribuoi me asistim.

Ndeshja Xamax – Zuerich është luajtur më 7 korrik. Për Zuerichun ka luajtur edhe Toni Domgjoni. Shpëtim Sulejmani ishte në stol. Mirlind Kryeziu ishte aktivizuar vetëm në minutën e 95-të, në vend të Kolollit.

Te Xamaxi, që po ashtu ka testuar lojtarët për COVID-19, kanë luajtur Samir Ramizi e Taulant Seferi. Arbenit Xhemajli e Liridon Mulaj ishin në stol.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments