No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR De Biasi pranë marrëveshjes me kombëtaren azere

De Biasi pranë marrëveshjes me kombëtaren azere

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare Giani De Biasi është i papunë që prej 27 nëntorit të 2017-ës, kur u shkarkua nga pankina e skuadrës spanjolle Deportivo Alaves, por duket se tani është shumë pranë rikthimit.

Bëhet fjalë për pankinën e Kombëtares së Azerbajxhanit, ndërsa ka qenë vetë federata e këtij shteti që në një deklaratë ka sqaruar se palët do të hedhin firmën mbi kontratë, nëse tekniku do të pranojë modifikimet e imponuara nga situata e pandemisë.

Ashtu siç e sqaron federata azere, por edhe siç e deklaroi vetë De Biasi në një nga puntatat e emisionit “FanZone” në Supersport gjatë kohës së pandemisë, marrëveshja mes palëve ishte arritur para muajit mars dhe pritej vetëm firma, që u shty për shkak të izolimit.

Megjithatë duket se tani palët janë më pranë se kurrë dhe tekniku italian mund të marrë detyrën e trajnerit të Azerbajxhanit këto ditë, për të nisur zyrtarisht punë në fillim të muajit shtator.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments