No menu items!
Ballina KRYESORE Reagimi i mesnatës i Dritës; Godet Prishtinën!

Reagimi i mesnatës i Dritës; Godet Prishtinën!

Drita ka reaguar pas shkatërrimit të zhveshtoreve të saj nga ana e futbollistëve të Prishtinës sot pas ndeshjes me Gjilanin.

Përmes një reagimi të gjatë, Drita fillimisht ka dënuar aktin brutal të Policisë së Kosovës pas ndeshjes. Gjithashtu, Drita ka ngritur zërin edhe kundër Prishtinës, e cila sipas klubit gjilanas, ka demoluar zhveshtoren e bardhekaltërve.

Për këtë, Drita do t’iu drejtohet organeve kompetente pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Nje ngjarje e pazakontë dhe jo sportive ka ndodhur sot ne ndeshjen dhe pas ndeshjes Gjilani-Prishtina ne cila u zhvillua në kuader te javes se 29 te Ipko Superliges se Kosoves. Ajo qka ndodhi në fushë nuk i shërben askujt dhe nuk na dërgon askund, ku ne si klub morëm lajmin se ka pasur lëndimeve te aktereve te ndeshjes. Klubi jonë eshte kunder qdo dhune dhe cdo veprimi josportive qe ndodhe ne terenet e sportit ne kete raste ne fushat e futbollit.

Ajo qka na duhet me se paku eshte edhe prishja e raporteve ne mes udheqeseve te klubeve e cila mund te vjen nga njerzit jo profesional qe gjinden neper kryesite e klubeve, udheheqes te ekipeve e sidomos ju sportistë; prishja, demolimi, shkaterimi I dhomave te zhveshjes te cilat per shume vite na kane munguar eshte gjeja me e ulet qe vepron nje ekip dhe nje sportistë.

*Por cka ndodhi sot:

Sot diku rreth 30 min pas perfundimit te ndeshjes jashtë stadiumit apo me saktësisht ne parkingun e stadiumit, zyrtari i klubit FC Prishtina ka ofenduar me fjalet me te pista Drejtorin sportive te Klubit tone z.Valon Zymeri dhe ate e gjitha kjo ndodhi para zyrtareve te policise te cilet e kane pare nga afer dhe jane duke u marr me rastin.

Gjithashtu pas largimit te ekipit musafir FC Prishtina nga stadium i qytetit kemi vrejtur qe dhoma ezhveshjes se klubit tone eshte demoluar totalisht duke shkatrruar gjithcka qe kishte brenda, duke thyer dritaret e kesaj dhome te cilen e shfrytzon ekipi musafir ne momentin qe ekipi i Gjilanit ka ndeshje gjithashtu dhe e kunderta kur ne kemi ndeshje dhoma e zhveshjes se ekipit te Gjilanit shfrytzohet nga musafiret tane. Per kete raste ne do te njoftojm Federaten e Futbollit te Kosoves si dhe organet kompetente”, shkruan Drita.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments