No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Policia: Shpëtuam gjyqtarët nga sulmi i stafit të Prishtinës

Policia: Shpëtuam gjyqtarët nga sulmi i stafit të Prishtinës

Kampionati i Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në një fazë tejet të nxehtë dhe pothuajse vendimtare.

Këtë e dëshmoi edhe ndeshja e djeshme Gjilani – Prishtina, e cila u mbyll me turp, pasi disa lojtarë bardhekaltër përfunduan në Emergjencë në Spitalin e Gjilanit për shkak të gazit lotsjellës që morën nga policia.

Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje nga ai incident, ku të lënduar mbetën trajneri i Prishtinës Armend Dallku dhe futbollisti Labinot Ibrahimi, pasi u sulmua me sprej nga një zyrtar policor, duke përfunduar në spital.

“Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ‘Gjilani’ dhe KF ‘Prishtina’. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ‘Prishtina’ vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre.

Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t’i sulmojë fizikisht.

Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, ka thënë për “Zeri.info” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashica shënon golin e parë të edicionit

Milot Rashica më në fund ka arritur të zhbllokohet te Werder Bremeni. Ylli kosovar ka realizuar golin e parë...

Gjilani fiton, ia thellon krizën e Feronikelit

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë rresht të shtunën në shtëpi duke e mposhtur Feronikelin me rezultatin 1:0. Takimi...

Ballkani fiton bindshëm ndaj Besës

Ballkani ka shënuar fitore të thellë të shtunën në shtëpi ndaj Besës me rezultatin 4:1. Skuadra nga Suhareka e...

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Recent Comments