No menu items!
Ballina KRYESORE KAMPIONI NË FUQI SFIDON LIDERIN

KAMPIONI NË FUQI SFIDON LIDERIN

Skuadra kryesuese e IPKO Superligës në Kosovë, Drita do të zbresë sot në fushë për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 29 të kampionatit, në të cilën kalendari i ka vënë përballë kampionin në fuqi, Feronikelin.

Gara është futur në fazën më vendimtare dhe skuadrat tani i bëjnë llogaritë me laps e letër, ndërsa gjilanasit do të kërkojnë suksesin e tetë radhazi në kampionat, për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes, me 5 pikë larg Ballkanit që është ndjekësja më e afërt.

Drita po kalon një formë mjaft të mirë këto kohë dhe kryeson me meritë kampionatin, ku edhe është favoritja kryesore për të ngritur titullin kampion në fund, ndërsa Feronikeli luan pa pretendime, pasi është larg zonës europiane dhe asaj të rënies.

Flamurtari do të ketë një sfidë mjaft të lehtë në shtëpi, ku do të presë Dukagjinin e rënë tashmë në ligën e parë, me synimin për të marrë 3 pikët dhe për të qëndruar larg zonës së ftohtë të renditjes.

Kuqezinjtë bashkë me Drenicën e Trepçën ’89 do të duelojnë deri në fund për të shmangur rënien, ndërsa edhe skuadra nga Mitrovica do të zbresë në fushë pasditen e sotme për t’u ndeshur me Vushtrrinë, ku fitorja është një detyrim.

Të tre sfidat do të startojnë në orën 17:00 dhe do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, bashkë me prononcimet e trajnerëve në përfundim të ndeshjeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments