No menu items!
Ballina KRYESORE Drita i afrohet titullit, Vushtrria trondit Trepçën ‘89

Drita i afrohet titullit, Vushtrria trondit Trepçën ‘89

Drita ka fituar derbin me kampionin aktual Feronikeli me rezultat 2:1. Klubi nga Gjilani me këtë fitore ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.

Golat e fitores për vendësit i shënuan Erion Vucaj dhe Fidan Gerbeshi nga një penallti në pjesen e dytë. Ndërsa golin për Niklin e shënoi Besmir Bojku.
Me këtë fitore Drita renditet në pozitën e parë me 64 pikë.

Flamurtari triumfoi në spektaklin e golave në shtëpi ndaj Dukagjinit, ekipi të cilin e mposhti me shifrat 4:3.

Ndërsa, Trepça ’89 është ndalur në barazim 1:1 në shtëpi nga Vushtrria.

Pas këtyre rezultateve, Drita mban kryesimin e tabelës me 64 pikë, 5 më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Ballkani.

Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë.

Flamurtari tash ngjitet në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse Trepça ’89 ka 35 pikë në pozitën e nëntë.

Me këto tri ndeshje që u zhvilluan sot përfundoi xhiroja e 29-të e Superligës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments