No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE SOLSKJAER BEFASON ME VLERËSIMIN E TIJ PER DE GEAN

SOLSKJAER BEFASON ME VLERËSIMIN E TIJ PER DE GEAN

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, mendon se David de Gea ka qenë portieri më i mirë në botë për dekadën e fundit. Spanjolli është gati të parakalojë të madhin e “Djajve të Kuq”, Peter Schmeichel, si lojtari i huaj me më shumë paraqitje për klubin nga “Old Trafford”. Ai mbërriti aty nga Atletico Madrid, në vitin 2011.

Një numër gabimesh të kushtueshme, përfshirë një të tillë, madje shkatërrimtar, në barazimin 1-1 me Tottenham, kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e spanjollit, sidomos tani që Dean Henderson po shkëlqen i huazuar te Sheffield United. Mjaft kritika të ashpra kanë ardhur në drejtim të De Gea nga legjenda të klubit, pas këtyre gabimeve, por Solskjaer përmbahet në këtë drejtim.

“David ka pasur disa sezone fantastike këtu. Viti i ardhshëm do të jetë i 10-ti i tij me Manchester United, – tha Solskjaer përpara ndeshjes së Premier League kundër Aston Villa, të enjten. – Ai ka pasur një udhëtim të vështirë më herët, sepse futbolli në Angli është fizik, por për mua ka qenë portieri më i mirë në botë gjatë 9 ose 10 viteve të fundit. Vetëm nëse punon me të e kuptoni sa i etur është për të mësuar. Ai është ende duke punuar shumë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments