No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A RIBERY KONFIRMON SE NUK DO LARGOHET NGA FIORENTINA

RIBERY KONFIRMON SE NUK DO LARGOHET NGA FIORENTINA

Ditët e fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Franck Ribery nga Fiorentina. Sulmuesi francez nuk ndihet më i sigurt në Itali, sidomos pas ngjarjes të së dielës ku hajdutët bastisën shtëpinë e tij në Firence. Kujtojmë që Ribery postoi një video në “Instagram”, ku shprehej se do të merrte një vendim me familjen e tij për të ardhmen e tij tek ekipi violë.

Megjithatë ka qenë ish-portieri, Sébastien Frey, ai që ka qetësuar tifozët e Fiorentinës. Në një intervistë për “Radio Toscana”, Frey shprehet se Ribery nuk do të largohet dhe kërkon të ndihmojë klubin të rikthehet aty ku e ka vendin. “Franck e pëlqen Firencen dhe nuk e ka menduar kurrë largimin. Fola me të këtë mëngjes dhe ai kërkon të sqarojë se nuk ka thënë kurrë se do të largohet nga Italia.

”Ribery theksoi se do të merrte një vendim për të mbrojtur familjen e tij. Ai dëshiron të respektojë kontratën e tij dhe gjithashtu kërkon të rikthejë ekipin në nivelet e larta. Nuk do të më pëlqente që Franck të bëhet nga një hero në tradhtar. Ai vetë ma konfirmoi këtë mëngjes se nuk do të largohet dhe më kërkoi që t’ia përcillja mesazhin”, mbyll Frey, i cili numëron më shumë se 200 ndeshje me fanellën e Fiorentinës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments