No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A PIOLI NË QIELLIN E SHTATË: FITORE E MADHE!

PIOLI NË QIELLIN E SHTATË: FITORE E MADHE!

I lumtur për një fitore të madhe ndaj Juventusit, më e rëndësishmja për të që nga momenti që është ulur në stolin e Milanit. Trajneri i kuqezinjëve e analizoi kështu fitoren e thellë me përmbysje ndaj bardhezinjëve, ndërsa shtoi se nuk mendon për të ardhmen e tij, por vetëm për të tashmen!F

“Përgëzimet janë të gjithë për futbollistët, që treguan mentalitet dhe shpirt fituesi. Edhe në kohë të vështira, ata janë të etur të qëndrojnë së bashku dhe të ruajnë besimin. Kështu ata u shpërblyen me një fitore të madhe.  E gjitha është rezultat i punës së përditshme. E dinim që pozicioni në tabelë nuk tregonte cilësitë tona. Kështu që u përqendruam te puna dhe te shprehja e vlerave tona në fushën e blertë.Tani e di që mund të mbështetëm te të gjithë lojtarët dhe ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë. Ndeshja e radhës luhet kundër Napolit dhe i gëzohemi kësaj fitoreje dhe mezi presim takimin e radhës. Ne mund të bëjmë më mirë. Kemi paguar gabimet e bëra këtë sezon. Mentaliteti i këtij ekipi po sjell ndryshimin. Duhet të vazhdojmë këtu. E shfrytëzuam penalltinë kundër Juventusit për të rikthyer entuziazmin. Pësuam gola të turpshëm, duhet të mbronim më mirë në ato momente. Deri në ato momente loja ishte e ekuilibruar”.

“E ardhmja? Nuk mendoj për të ardhmen, mendoj thjesht për ndeshjen e radhës, për të punuar me këta lojtarë që po më japin kënaqësi të madhe. Tani jemi bërë një ekip, pasi e njohim edhe më mirë njëri-tjetrin, i dimë më mirë pikat tona të forta dhe të dobëta. Jam i lumtur këtu, krehat dhe i etur për ta përfunduar sezonin sa më mirë. Nuk e di se ccfarë do të sjellë e ardhmja, kur të vijë momenti do ta shohim. Pres vetëm të mbyll mirë sezonin dhe të arrijmë objektivin që kemi”, u shpreh Pioli për DAZN.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments