Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat arabe.
Bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, i cili ka përfunduar në radarët e klubit prestigjioz turk, Fenerbahcce, ku aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahçes duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares.
Gjithashtu raportohet se klubi arab, ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite.