Në janar dukej gjithçka e sigurt për transferimin e Lautaro Martinez te Barcelona.

Situata duket se ka ndryshuar tani, me yllin e Inter-it që nuk do t ë luajë në krah të Messi-t sezonin e ardhshëm dhe në vendin e tij mund të jetë një sulmues që luan aktualisht në La Liga.

Sipas Dona Balon, drejtuesit blaugrana nuk do të negociojnë me Inter-in për blerjen e Lautaro-s, por duhet të gjejnë një zëvendës të Suarez për sezonin e ri.

Katalanasit, gjithmonë sipas Don Balon, duket se kanë vënë në shënjestër Mikel Oyarzabal. 23-vjeçari luan me Real Sociedad dhe në të kaluarën është kërkuar nga Real Madrid.

Vlera e tij është 80 milionë euro, shumë e përcaktuar në klauzolën për prishjen e kontratës.