No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR VALON BERISHA VIZITON FFK-NË, OPTIMIST PËR KUALIFIKIM NË EVROPIAN

VALON BERISHA VIZITON FFK-NË, OPTIMIST PËR KUALIFIKIM NË EVROPIAN

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime. Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”. Presidenti Ademi i uroj mirëseardhje Valonit në vendlindje, duke i dëshiruar pushim të mirë afër familjes në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon jo vetëm vendi ynë por i gjithë globi, si pasojë e pandemisë “Covid-19”. Presidenti Ademi i shprehu edhe njëherë mirënjohje Valonit që ishte lojtari i parë që zgjodhi Kosovën, duke e braktisur një kombëtare të madhe, teksa hyri në histori si lojtari i parë që shënoi gol për Kosovën në kualifikime. Ademi theksoi se Valon Berisha u bë kësisoj shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e tjerë. Në anën tjetër, Valoni u shpreh i nderuar që sërish ndodhet në Kosovë, teksa falënderoi presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për kushtet shumë të mira që kanë krijuar për ekipin kombëtar, si dhe për mbështetjen e madhe që gëzojnë nga i tërë populli, me shpresë dhe optimizëm se një ditë tërë këtë do t’ua shpaguajnë me kualifikim në Evropian apo Botëror.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments