No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ORGES BUNJAKU I THOTË "PO" KOSOVËS

ORGES BUNJAKU I THOTË “PO” KOSOVËS

Kemal Ademi pak javë më parë zgjedhi të luajë përfundimisht me Kombëtaren e Zvicres, anise kishte pasur bisedime që t’i bashkohet asaj të Kosovës.

Zgjedhja e tij bëri bujë si në Kosovë por edhe në Zvicër, shkruan Gazeta Olle.

Pas Ademit, lajmi i madh te Kosova erdhi nga sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri, i cili zgjedhi përfundimisht të luajë te Kosova.

Kurse, Kosova tashmë ka zgjidhuar një ‘PO’ edhe nga super-futbollisti i talentuar i Baselit, Orges Bunjaku.

Lajmi për Gazeta ‘OLLE’ është konfirmuar edhe nga ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ky i fundit tha se Bunjaku tashmë ka ndarë mendjen që të luajë për Kosovën, por që duhet pritur deri në përfundim të rregullimit të dokumentacioneve për t’u bërë e gjitha zyrtare.

“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën.”, tha fillimisht Sahiti.

“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj krahu i djathtë i Bernard Challendesit, Muharrem Sahiti.

19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës.

Kurse, pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit qendror.

Në të kaluaren, Bunjaku ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, dhe shihet si një futbollist me të ardhme të madhe para vetes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments