Prishtina nesër është mysafire e skuadrës së Gjilanit, të cilët i ka mposhtur 2:1 dhe ka luajtur pa gola në Gjilan.
Lajme të mira te Prishtina janë rikthimi i Bekteshit dhe Boshnjakut, futbollistë këta me karton të verdhë, që munguan në ndeshjen e fundit.
Qendërmbrojtesëi Bekteshi, para duelit me Gjilanin për faqen zyrtare të Prishtinës ka thënë se sfida e nesërme pritet të jetë mjaft e vështirë.
“Normalisht na pret ndeshje shumë e vështirë, por ne i kemi qëllimet tona dhe në këtë përballje do të hyjmë sikur në çdo takim tjetër që synim të vetëm kemi pasur fitoren. As takimet paraprake s’kanë qenë të lehta, aspak, pra as kjo ndeshje nuk dallon, hyjmë për tre pikët”.
“Ekipi që do të bëjë sa më pak gabime edhe do ta fitoj ndeshjen, e shpresoj që ne të jemi ata që e gëzojmë formën më të lartë, atmosferën e shkëlqyer dhe jam më se i bindur që do të kthehemi me tre pikë”, ka thënë qendërmbrojtësi, Leotrim Bekteshi.