No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR NDËRROI JETË RUSHIT SELIMI, PRESIDENTI I FFK-SË NGUSHËLLON FAMILJEN

NDËRROI JETË RUSHIT SELIMI, PRESIDENTI I FFK-SË NGUSHËLLON FAMILJEN

Ka ndërruar jetë ish-punëtori i dalluar sportiv, Rushit Selimi. I ndjeri ishte aktiv deri kohët e fundit si zyrtar në ndeshjet e futbollit, derisa gjatë kohës së ish-Jugosllavisë ishte edhe kryetar i Lidhjes së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë. Familjen Selimi e ka ngushëlluar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Më poshtë telegram ngushëllimi i kreut të FFK-së

E nderuara Familje Selimi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë punëtori sportiv dhe veprimtari i shquar Rushit Selimi, ndaj ju lutem më lejoni, që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Rushiti ishte punëtor i dalluar dhe profesionist i pashoq. Kontributi i tij në futboll, veçmas në segmentin e ndarjes së drejtësisë ishte jashtëzakonshëm, duke qenë kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës dhe kryetar i Gjyqtarëve të Futbollit në ish-ligën federative.

Me punën e tij profesionale, Rushiti ndihmoi pashmangshëm edhe në pavarësimin e futbollit të Kosovës, duke qenë anëtar i Komisionit të Garave në kampionatin e parë të Kosovës pas mëvetësimit, e pastaj edhe kryetari i Këshillit Profesional të gjyqtarëve, si dhe delegat e kontrollor i FFK-së.

Përveç kontributit në futboll, Rushiti u shqua edhe për aktivitetin e tij atdhetar, andaj veprat e tij nuk do të harrohen kurrë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments