No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR LLUMNICA: KAM FRIKË SE NDESHJET E ARDHSHME DO PRODHOJNË REZULTATE TË PAMERITUARA

LLUMNICA: KAM FRIKË SE NDESHJET E ARDHSHME DO PRODHOJNË REZULTATE TË PAMERITUARA

Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë, ku lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është e ashpër dhe e paqartë.

Fitorja e Dritës në Llapi me rezultat 4:0 e bën këtë skuadër pretendentet kryesore, por edhe Prishtina po zhvillon ndeshje të mira dhe assesi nuk dihet çfarë do të ndodhë deri në fund.

Njohësi i futbollit Ardian Llumnica, ka thënë se në futbollin kosovar mund të ketë aleanca dhe frikësohet se kjo do të ndikojë në ndeshjet e radhës.

“Ne kemi parë një bllok që kanë formuar një pjesë e klubeve ndaj institucionit të FFK-së. Kemi disa klube që kanë aleanca tepër të afërta ndërmjet vete dhe ato mund të ndikojë direkt në rezultate. Në ndeshjet e radhës kemi përballje të klubeve që kanë miqësi të hatashme mes vete. I dimë raportet Ballkan – Llap, ose trekëndëshi i Llapi-Trepça’89-Ballkani etj“, u shpreh Llumnica.

“Unë kam frikë se në ndeshjet e radhës te kemi rezultate jo të merituara. Unë lus të mos ndodh kjo por kam frikë se mund të ndodhë”, ka thënë Llumnica në Sport Show në “Klan Kosova”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments