No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FLET AGIM ADEMI; DY VJET NË KRYE TË FFK-SË

FLET AGIM ADEMI; DY VJET NË KRYE TË FFK-SË

Agim Ademi erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës më 6 korrik 2018.

Dy vjet pas, presidenti aktual i FFK’së në një intervistë për Gazetën Olle ka diskutuar arritjet e punës së tij, sfidat që kishte dhe si ai e sheh rrugën që ka trasuar.

Ka vetëm lavde për Kombëtaren e Kosovës, aty ku i rreh zemra për gëzimet më të mëdha të dy viteve të fundit, teksa ‘pishmani’ i tij i vetëm janë punët në infrastrukturë për të cilat mëton të punojë edhe më shumë.

Gazeta Olle: Dy vjet më parë e more mbi supe përgjegjësinë e madhe të udhëheqjes së FFK’së pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri. A u ndjeve nën presion?

Agim Ademi: Jo aspak. Përkundrazi, nuk kisha asnjë presion sepse jam njeriu që më së gjati kam qëndruar në FFK. Jo rastësisht slogani im ishte: “Futbolli jeta ime, jo ekzistenca ime”, por kam qenë i përkushtuar 100 % me punën. Fati im që edhe Komiteti Ekzekutiv më ka përkrahur, ndihmuar dhe këshilluar për gjithë këtë punë të mirë që është bërë bashkë me Sekretarin Gjeneral, i cili ka pasur poashtu një rrugëtim të përbashkët me legjendën Fadil Vokrri dhe mua, njëjtë sikurse KE’ja. Të gjithë kemi qenë një kohë të konsiderueshme bashkë, kështu që nga dita e parë ka mbizotëruar harmonia, dëshira dhe profesionalizmi e kompakësia për të bërë më të mirën për futbollin tonë.

FFK dhe FIFA: Agim Ademi dhe Gianni Infantino

Gazeta Olle: Dy vjet pas: Si e vlerëson ecurinë e FFK’së nën drejtimin tuaj?

Agmi Ademi: FFK ka shumë të arritura për këto dy vjet, ato të arritura janë të prekshme dhe të dukshme si në rritje të administratës, shtrirje të futbollit në të gjitha pjesët dhe shtimi i ligave, edukimi më shumë se 220 trajnerëve me licenca UEFA C, me UEFA B-60, projekti ‘Grassroots’ për femra 70, D e portierëve 70 dhe C portierëve 24 nga ekipi jonë. Më shumë se 20 gjyqtarë me stemë të FIFA’s të certifikuar, më shumë se 10 fusha stërvitore, shumë të arritura me Kombëtaret dhe më shumë projekte të filluara si kampi edukativ dhe kampi nacional, shtëpia e futbollit dhe më shumë projekte të aprovuara nga Komiteti Ekzekutiv për vitet e ardhshme.

Gazeta Olle: Cilat ishin sfidat e udhëheqjes gjatë kësaj periudhe?

Agim Ademi: Sfida e udhëheqjes ishte vazhdimi i rrugës së filluar dhe dëshirës së të gjithëve për të arritur rezultate në veçanti me ekipet nacionale, teksa momenti më i mirë dhe kulmor ishte kur Kosova u shpall kampion i Ligës së Kombeve.

Gazeta Olle: Ishte ky sipas jush suksesi më i madh?

Agim Ademi: Po, suksesi si kampion i Ligës D dhe kalimi në Ligën C me Kombëtare!

Gazeta Olle: Çka vlerësoni që keni mundur të jepni më shumë gjatë këtyre dy viteve?

Agim Ademi: Është arritur plani 90 %, por gjithmonë kërkojë më shumë. Mendoj se në infrastrukturë ka ende mungesa.

Gazeta Olle: Cila ndeshje e Kombëtares A të Kosovës ju ka gëzuar më së shumti?

Agim Ademi: Më së shumti më ka gëzur fitorja kundër Azerbajxhanit në Prishtinë, aty ku fituam titullin.

Gazeta Olle: A i keni prekur pritshmëritë e juaja?

Agim Ademi: Tani unë jam shumë i lumtur që futbollin e kemi bërë brend, sport familjar, sepse është sporti më i popullarizuar në botë. Por, për fat të keq tek ne s’ka qenë sport familjar. Tani është. Jam i lumtur që tanimë futbolli është në rrugë të drejtë, rrugë të pastër, të profesionalizimit. Është në fazën ku gjithçka është transparente dhe nuk do të ketë vend për mallverzime dhe të këqija në futboll. Tani futbolli ecën në binarë të sigurtë në të gjitha drejtimet dhe nuk ka stuhi as e keqe që mund ta pengojë e as ta zbrapsë përkundër tentimeve që mundohen të bëhen për interesa personale. Merita në futboll kanë të gjithë ata që merren me futboll, pasi falë të gjithëve futbolli është popullor dhe familjar në Kosovë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Manchester United i jep shkelmin përfundmitar, Liverpooli eliminohet nga Kupa

Liverpooli po kalon një moment të errët dhe për t’i dhënë shuplakën përfundimtare mendoi Manchester United. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-2 dhe...

Drita e Prishtina falënderojnë kreun e FFK-së për organizimin e mirë të Superkupës

Ndeshja e djeshme e Superkupës, e cila u zhvillua në Antalia prodhoi lojë dinamike dhe të pëlqyeshme për të gjithë, ku trofeut iu gëzua...

Florent Muslija shënon në fitoren e Hannoverit

Ndeshja ndërmjet Nurnbergut dhe Hannoverit në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesliga 2 ka prodhuar shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2:5...

Ballkani i suksesshëm edhe ndaj skuadrës ukrainase

Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror. Klubi Futbollistik...

Recent Comments