Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në ‘Sporti Total’ në KTV ka deklaruar se fitorja e sotme ndaj Llapit nuk ishte fare e leht, edhe pse rezultati e dëshmon të kundërtën.
“Nuk ishte ndeshje e lehtë sepse Llapi i ka bërë probleme edhe Prishtinës edhe Gjilanit, por jemi përgatitur me të gjitha kapacitetet tona që të marrim më të mirën. Gjithsesi nuk ka qenë e lehtë, sepse është dashur angazhim i madh që të arrijmë tri pikët, ndoshta nuk e kemi pritur rezultatin 4:0, por përgatitja mjaft e mirë e ekipit ka bërë që të marrin këtë rezultat”, ka theksuar Zymberi. Me këtë fitore Drita ka bërë një hap të madh drejt titullit, megjithëse tani e presin ndeshjet me rivalët direkt.