Pas fitores së mbrëmshme kundër Watford, trajneri i Cheleseat Frank Lampard e përgëzoi Christian Pulisic-in për performancën e tij të shkëlqyer. 23-vjeçari Pulisic është lojtari më i mirë tek Chealsea prej kur futbolli rinisi pas karantinimit. Në mënyrë të pashmangshme Pulisic ka filluar të krahasohet me legjendën e Chelseat, Eden Hazard. Lampard tha se amerikani është në formë të shkëlqyeshme dhe se shumë shpejt mund të jetë shumë afër nivelit të Hazardit. “Nuk mund të them shumë për këtë krahasim pasi që unë kam luajtur së bashku me Edenin, por nuk dua ta anashkaloj Pulisicin pas performancave fantastike të tij gjatë ndeshjeve të fundit”, ka theksuar Lampard.
Ndërkaq, Pulisic përkundër paraqitjeve të shkëlqyeshme qëndron modest. “Hazardi ka qenë legjendë e Chelseat dhe unë as nuk do të provoj ta krahasoj veten me të. Do të mundohem të jem vetvetja dhe shpresoj që tifozët do ta pëlqejnë këtë”, ka thënë Pulisic.