No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PREKAZI: SUPERLIGA JONË ME RIVALITET IA KALON EDHE KROACISË

PREKAZI: SUPERLIGA JONË ME RIVALITET IA KALON EDHE KROACISË

Drita ka vazhduar të mbajë distancë prej katër pikëve edhe pas xhiros së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës, pas fitores 4:0 në udhëtim te Llapi.

Kurse, kjo xhiro e Superligës ishte paksa e veçantë pasi vetëm Prishtina arriti fitore si vendas, madje atë në minutën e 94-të me një gol të Januzit, shkruan Gazeta Olle.

Këtë xhiro, por edhe rrjedhën e kampionatit e ka komentuar trajneri i Kosovës U-21, Rafer Prekazi.

“Çdo vit ka rivalitet të madh, ndërsa rivaliteti këtë vit  është shumë më i madh”, tha fillimisht Prekazi në RTK.

“Ka ardhur koha që pa përfunduar kampionati të lavdërojë pak futbollin e Kosovës, pasi nga rivaliteti po ia kalon edhe shteteve të Ballkanit përfshirë edhe Kroacisë, pra e kam fjalën vetëm nga rivaliteti dhe jo nga cilësia”.

“Janë katër klube që disa javë po luftojnë dhe realisht secila ka gjasat të bëhet kampion”.

“Kosova është tokë e talentëve, dhe ky edicion më gëzon sepse ka mbi katër futbollistë të moshës 19-vjeçare që po luajnë në klubet e tyre”, përfundoj Prekazi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments