No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KORONAVIRUSI PREK EDHE FUTBOLLIN, KRYETARI I KLUBIT KOSOVAR DEL POZITIV

KORONAVIRUSI PREK EDHE FUTBOLLIN, KRYETARI I KLUBIT KOSOVAR DEL POZITIV

Kryetari i  klubit të Dardanës nga Kamenica, Sevi Kastrati, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pasi rezultoi pozitiv, Kastrati është izoluar menjëherë, teksa shprehet optimist që do të mposhtë virusin.

“Unë kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Sigurisht, menjëherë jam vetizoluar dhe i kam marrë masat e nevojshme”, deklaroi Kastrati për Olle.

“Aktualisht jam mirë, mirëpo është një virus përgjithësisht i mundimshëm. Ndonjëherë po më mundon më shumë, por jam optimist që do t’ia dalë me sukses”, shtoi Kastrati.

Sevi Kastrati, kryetar i Dardanës, ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Numri një i Dardanës bën thirrje që të gjithë të kenë kujdes me virusin.

“Për fund mund të them kujdes po, panik jo”, u shpreh Kastrati.

Nën drejtimin e tij, Dardana u inkuadrua edicionin që lamë pas në Ligën e Parë, që është një sukses i madh për klubin nga Kamenica.

Dardana synon të përfundojë në një nga dy pozitat e para të tabelës në sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, dje në vendin tonë kanë rezultuar 178 persona pozitiv me Covid-19.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments