No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DRITËN E PRET DUELI I VËSHTIRË NË "ZAHIR PAJAZITI"

DRITËN E PRET DUELI I VËSHTIRË NË “ZAHIR PAJAZITI”

Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar të premten ku janë zhvilluar dy ndeshje interesante.

Prishtina mposhti minimalisht Drenicën 1-0, ndërsa Flamurtari u befasua nga Vushtrria duke u ndalur në barazim 2-2.

Të shtunën nuk pati befasi ku Gjilani mposhti në udhëtim Feronikelin 0-2, ndërsa Ballkani shkëlqeu te Dukagjini 1-5.

Sot në program janë dy ndeshje të zjarrta për tu zhvilluar me fillim nga ora 17:00.

Lideri aktual i IPKO Superligës, Drita është në presion të fitores pasi kundërshtarët për titull kanë marrë pikët e plota.

Gjilanasit do të kenë njërin nga udhëtimet më të vështira pasi luajnë në udhëtim te Llapi që di t’i bëjë problem skuadrave të mëdha.

Llapjanët kanë arritur t’i marrin barazim Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe me Dritën.

Ndërkohë ndeshja tjetër pritet të jetë jashtëzakonisht interesante pasi bëhet fjalë për luftën për mbijetesë.

Ferizaj do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 dhe vetëm fitorja vendasit do t’i mbante në garë fuqishëm për mbijetesë.

Ndërkohë edhe ‘Minatorët’ udhëtojnë për fitore në Ferizaj, edhe pse në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave në të njëjtin stadium, ‘Ujqit’ kishin triumfuar me rezultat të thellë 4-0.

IPKO SUPERLIGA

17:00 Llapi – Drita

17:00 Ferizaj – Trepca ’89

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments