No menu items!
Ballina SUPERLIGA BATATINA E KA SËRISH ME GJYQTARËT: ISHIN TË NJËANSHËM!

BATATINA E KA SËRISH ME GJYQTARËT: ISHIN TË NJËANSHËM!

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka mbetur tejet i zhgënjyer me disfatën bindëse të cilën e regjistruan futbollistët e tij në duel me Dritën (0-4)

Megjithëse rezultati përfundimtar i ndeshjes flet shumë, për teknikun llapjan të kësaj skuadre, ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje ishte e njëanshme.

“Në këtë përballje nuk ishte Llapi që jemi mësuar ta shohim. Kemi pranuar dy gola shumë herët dhe tejet naiv. Kemi patur mungesat e shumta për këtë ndeshje, por ajo e ‘gardianit’ Nava na ka penalizuar mjaft shumë, pasi që golat e pranuar sot kanë qenë kryesisht nga gabimet e portierit. Nuk dua që të arsyetohem, pasi që Drita e fitoi me meritë ndeshjen, mirëpo gjyqtarët e ndeshjet nuk lejuan që të luanim futboll dhe ishte faktor në rezultatin direkt të ndeshjes. Ishin disa pozita jashtë loje që nuk u akorduan dhe disa faula të lehtë të dhënë për kundërshtarin afër zonë dhe për këtë arsye mendoj që jemi dëmtuar”, deklaroi fillimisht Batatina për “Super Sport Kosova”.

Tekniku llapjan foli gjithashtu edhe për ndeshjet e radhës të skuadrës së tij, ndërkohë që premtoi se futbollistët e tij do ta japin gjithmonë maksimumin.

“Në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe Gjilanit e kemi dëshmuar që Llapi nuk luan për kalkulimet e askujt. Kemi shpnzuar shumë energji në këto dy ndeshje, ndërkohë që u futëm disi të lodhur në takimin ndaj Dritës. Por, ju garantoj që Llapi edhe në ndeshjet në vazhdim do të futet në secilën ndeshje për fitore”, përfundoi Batatina.

Llapi ndodhet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 39 pikë dhe ka vetëm pesë më shumë se Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikshme./Sheshi/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments