No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR TUN BARDHOKU, "BLETA PUNËTORE" E PRISHTINËS

TUN BARDHOKU, “BLETA PUNËTORE” E PRISHTINËS

Fjalë pak, punë shumë. Në fakt, shpesh nuk flet fare! Po flasim për “bletën punëtore” të Prishtinës, Tun Bardhokun.

Luan mbrojtës krahu, mbrojtës qendre, mesfushor, vrapon e angazhohet pambarim, prapa stabil, përpara i rrezikshëm me krosime e goditje.

Mbrojtësi gjakovar i transferuar në verën e kaluar pa shumë bujë nga Vëllaznimi, ka bërë mbrëmë një ndër paraqitjet më të mira nën fanellën bardhekaltër.

Edhe pse s’ka luajtur asnjëherë në qendër të mbrojtjes te Prishtina, i gjendur në atë pozicion pas mungesës së Leotrim Bekteshit mbrëmë, Bardhoku bëri një paraqitje shumë të mirë, të cilës ia vendosi “kapakun” me asisitimin milimetrik për Ahmet Jonuzin, i cili në minutën e 94 realizoi golin mbase më të rëndësishëm të sezonit për Prishtinën deri në këtë moment.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Bardhoku vlerësoi lartë fitoren ndaj Drenicës.

Ai theksoi që u adaptua shumë mirë në qendër të mbrojtjes.

“Është pozitë që e njoh rolin e qendërmbrojtësit, megjithëse nuk e kam luajtur një kohë të gjatë, por besoj u adaptova menjëherë në atë pozicion”, deklaroi fillimisht Bardhoku.

“Jam shumë i lumtur për golin e Januzit që na dha fitoren. Shpresoj të vazhdojmë në këtë ritëm edhe pesë ndeshjet e fundit”, vazhdoi ai.

Ndryshe, Prishtina mbrëmë me shumë të drejtë ngriti zërin ndaj gjykimit të sfidës ndaj Drenicës.

Gjyqtari kryesor, Fatmir Tahiri, dëmtoi bardhekaltërit në minutën e 75 duke mos akorduar një penallti të qartë në Kreshnik Ukën.

Pas futjes në zonë nga e djathta, Uka, i cili kishte topin në posedim dhe po shkonte drejt portës, u pengua prapa nga Azem Bejta, por Tahiri edhe pse ishte shumë afër, nuk akordoi penallti.

Momentin diskutabil mund ta shikoni më poshtë në pamjet e Supersport.

Pas ndeshjes zërin e ka ngritur drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli.

Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të mos delegojë në ndeshje të tilla gjyqtarë që referojnë një herë në gjashtë muaj.

“Mjaft më, Prishtina po dëmtohet.

Pavarësisht fitores sonte ekipi dha gjithçka në fushë për të fituar 3 pikë shumë të rëndësishme për ne. Me ndihmën e Zotit dhe me angazhimin maksimal arritëm të fitonim, por e paranushme dhe e patolerushme sjellja e treshës së referëve sonte.

Në këtë takim një penallti e pastërt nuk akordohet për ne nga gjyqtari Fatmir Tahiri e mos të flasim për anësorët që sonte gabuan thuajse në çdo vendim kundër Prishtinës!

Kërkojmë nga Federata që në këso ndeshje të rëndësishme të delegohen referët më të mirë, e jo referë që referojnë çdo 6 muaj. Kërkojmë referim korrekt asgjë më shumë”, ka shkruar Begolli.

Një postim “revoltues” në Facebook e ka bërë edhe trajneri Armend Dallku.

Ai iu bëri “të fala” të gjithë atyre që sipas tij, po punojnë kundër Prishtinës.

“Natën e mirë, të fala atyre që po punojnë kundër nesh, jemi këtu deri në fund”, ka shkruar Dallku.

Prishtina pas kësaj fitore iu afrua në një pikë Dritës, e cila nesër udhëton në Podujevë për t’u ballafaquar me Llapin. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments