No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA RUMMENIGGE: BAYERNI NUK MUND TË BLEJË HAVERTZ

RUMMENIGGE: BAYERNI NUK MUND TË BLEJË HAVERTZ

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge flet pa dorashka përsa i përket një prej emrave më të lakuar në merkato por edhe mungesat e rinovimeve të kontratave nga ana e dy titullarëve të skuadrës mesfushorit Thiago Alcantara dhe mbrojtësit David Alaba.

Rummennige flet hapur, teksa pranon se Kai Havertz, ylli i Bayer Leverkusen, nuk është një objektiv i klubit. “Thiago Alcantara dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ne nuk duam ta humbasim me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Jam shumë i qartë në këtë që po them. Nëse dëshiron të largohet, do të na duhet të negociojmë për shitjen e tij. Liverpool? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me këtë klub. Thiago dhe Alaba janë dy lojtarë të nivelit të lartë. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje financiare të pranueshme për ne.

Havertz? Ndodhemi përpara një sfide të madhe financiare. Edhe nëse do të donim ta blinim sivjet këtë lojtar, nuk do kishim asnjë mundësi“, deklaron Rummennige.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments