Sot hapet xhiroja e 28 e Ipko Superligës, me dy sfida që luhen në Prishtinë e Vushtrri.
Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret skuadrën e Drenicës,ndeshjen kjo që nis nga ora 20:00.
Ekipi i Armend Dallkut përveçqë kërkon fitore, e ka mendjen edhe te rezultatet e rivalëve të saj, megjithatë, ajo sot në fushë ka vetëm një qëllim tri pikë.
Edhe për Drenicën kjo ndeshje është shumë e rëndësishme pasi gjendet në një pozitë shumë të keqe në luftë për mbijetesë.
Sfida tjetër që luhet sot është ajo në Vushtrri.
Flamurtari kërkon pikët e mbijetesë në Vushtrri skuadër kjo që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit.
Se a do të arrijnë kuqezinjtë e Prishtinës të marrin pikë të plota dhe kështu të bëjnë një hap gjigant drejt mbijetesës mbetet të shihet.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.
IPKO SUPERLIGA
17:00 Vushtrria – Flamurtari
20:00 Prishtina – Drenica