Wesley Sneijder po mendon seriozisht rikthimin në futboll. 1 vit e gjysmë pasi njoftoi tërheqjen, holandezi duket se po tundohet nga ideja për t’u rikthyer në fushën e blertë. Mediat në Holandë raportojnë se 36-vjeçari është në bisedime dhe do të firmosë për klubin e qytetit të tij të lindjes, Utrechtin. Ndeshja e fundit e Sneijder daton në janar të vitit 2019, kur luante për Al-Gharafan në Kupën e Katarit ndaj Al Arabit. Kujtojmë se të njëjtën rrugë ndoqi Arjen Robben, i cili pas tërheqjes vendosi të rikthehej dhe firmosi pak ditë më parë me Groningenin.