Prishtina ka fituar në frymën e fundit në përballje me Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0. Hero i fitores së bardhekaltërve ishte sulmuesi Ahmed Januzi , i cili shënoi në minutën e fundit të shtesës.
Topshënuesi i Superligës shënoi me kokë në tollovinë e krijuar brenda zonës së kuqezinjve pas nga harkimit të Tun Bardhokut nga gjysma e fushës dhe me gjuajtje mjeshtërore me kokë e çoi topin në rrjetën e portës së Arion Ymerit.
Në përgjithësi ndeshja ishte interesante dhe me dominim të plotë të prishtinasve, por pa raste të pastra shënimi.
Prishtina me këtë fitore i afrohet në vetëm një pikë kryesueses Drita, ndërkohë Drenica mbetet në pjesën e poshtme të tabelës dhe e rrezikuar për rënie nga elita.