Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një transferim të Miguel Almiron nga Newcastle drejt Atletico Madrid. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Daniel Campos, që është shprehur se është në bisedime me Atletico Madrid, por gjithçka është në dorën e Newcastle, pasi klauzola e lojtarit është shumë e lartë. Gjithashtu, agjenti u shpreh se Almiron përshtatet në mënyrë perfekte në sistemin e Simeones te “Los Colchoneros”. Fantazisti paraguajan është pjesë e klubit nga “St. James’s Park” që nga janari i vitit të shkuar, kur u mor për 25 milionë euro nga amerikanët e Atlanta United.
MIGUEL ALMIRON, OBJEKTIVI I MADH I ATLETIKO MADRIDIT
