No menu items!
Ballina SUPERLIGA KEÇI: BARAZIMI NË VUSHTRRI MUND TË NA KUSHTOJË

KEÇI: BARAZIMI NË VUSHTRRI MUND TË NA KUSHTOJË

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi tha se skuadra e tij sot humbi dy pikë të mëdha, të cilat shumë lehtë mund t’i kushtojnë në fund me rënie nga elita. Kuqezinjtë e kryeqytetit barazuan 2:2 si mysafir të Vushtrrisë, në një ndeshje të cilën duhej fituar për të bërë gjumë të lehtë.

“I patëm rastet tona dhe nuk ditëm t’i shënojmë, ishim dy herë në epërsi por duke na munguar koncentrimi pësuam në dy raste, sepse futbollistët nuk po dijnë ta menaxhojnë ndeshjen”, tha fillimisht Keçi për SSK.

“Këto dy pikë mund të na kushtojnë në fund për luftën për mbijetesë”.

“Ndeshjen e radhës do të luajmë ndaj Dukagjinit ku pritet të jetë e vështirë pasi golat po i pranojmë lehtë duke gabuar në shumë raste dhe kjo nuk është hera e parë që futbollistët bëjnë këso gabime”, përfundoi ai.

Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në pozitën e 7-të tashmë me 37 pikë, gjashtë më shumë se pozita që dërgon drejt rëniesë nga kategoria.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments